Gjuha

Mbyllet viti shkollor 2015/16, LAPSH-i ndan dëftesat për nxënësit shqiptarë

Të premten ishte një ditë feste për nxënësit dhe prindërit shqiptarë të Kantonit Cyrih.

Në përmbyllje të vitit shkollor 2015/16 të shkollave shqipe të Kantonit të Cyrihut, të premten, në praninë e prindërve dhe të gjithë pjesëmarrësve LAPSH-i ka ndarë dëftesat për nxënësit shqiptarë.

Ndarja e dëftesave u organizua në ambientet e Konsullatës së Kosovës në një mbrëmje solemne, së bashku me prindërit dhe mësuesit nga kantoni i Cyrihut.