Lajme
Për këtë vit, nis fushata “Ti je pjesë e atdheut”
Kryeparlamentari Kadri Veseli mori pjesë në hapjen e fushatës për promovimin e Regjistrit të Diasporës. Ai tha se diaspora jeton me shpirt në Kosovë dhe do Kosovën e zhvilluar e të përparuar
Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës, sot në Prishtinë edhe zyrtarisht u hap fushata për promovimin e regjistrit të diasporës, me moton “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën morën pjesë shumë qytetarë, por edhe përfaqësuesi të institucioneve të Kosovës, të cilët shprehen përkushtim për diasporën kosovare.
Në këtë promovim të kësaj fushate mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i cili e konsideroi këtë ditë si shumë të veçantë. Veseli theksoi se fushata e regjistrimit të diasporës përbën një veprim shumë të qëlluar në drejtim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët kosovar.
Veseli tha se diaspora është pjesë e atdheut, e qenësisë dhe e historisë së dhimbshme nga vitet më të rënda të popullit tonë, të cilët u larguan nga vendi të rrethuar nga shumë rreziqe.
“Ata sot me krenari janë pjesë e universiteteve më të mira evropiane dhe botërore, janë pjesë e kulturës dhe e zhvillimit ekonomik të vendeve ku jetojnë, gjë e cila neve na bën shumë krenarë. Ata kanë arritur të krijojnë ndërmarrje dhe të kenë dhjetëra mijëra të punësuar”, theksoi kryetari Veseli.
Më tej, ai përmendi personalitete nga kultura, të cilët dhanë kontribut në vendet ku jetojnë.
“Ata jetojnë me neve, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona. Ata jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar”, theksoi kryeparlamentari kosovar.
Ai shtoi se bashkatdhetarët tanë nuk janë numra, por janë vlerë e popullit tonë, e të gjitha profileve, dhe aseti më i vlefshëm i popullit tonë, që ende nuk është kyçur sa duhet në zhvillimin e vendit.
Kryetari i Kuvendit kërkoi nga regjistruesit, qytetarët dhe institucionet, që të sillen mirë me bashkatdhetarët, sepse ata kanë dhënë, po japin dhe do të japin shumë për Kosovën.
Në vazhdim, ai tha se ky regjistrim do të evidentojë kapacitetet e diasporës, kapacitetet i cili ende nuk është shfrytëzuar sa duhet, ndërsa shtoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka dyert i hapura për të gjithë bashkatdhetarët dhe tashmë organizon në mënyrë tradicionale “Dyert e hapura për diasporën”.
Ndërsa ministri i diasporës, Valon Murati tha se sot zyrtarisht ministra futet në një fazë të re dinamike të procesit të regjistrimit të diasporës në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”. “Ftoj bashkatdhetarët t’i përgjigjen pozitivisht këtij procesi. Gjithashtu i njoftoj se mbi 200 regjistrues do t’i presin në të gjitha qytetet e Kosovës, të cilët përveç regjistrimit do të jenë të gatshëm të informojnë dhe ndihmojnë bashkatdhetarët edhe për çështje të tjera. Njëkohësisht mbi 200 aktivitete të ndryshme do të zhvillohen në të gjithë Kosovën gjatë Muajve të Diasporës”, tregoi Murati.
Broshura me informata dhe kalendari kulturor, sipas tij, do të jenë në shërbim të informimit sa më të mirë të tyre.
Murati falënderoi bashkëpunëtorë nga ministria, por edhe UNDP Kosovo dhe IOM Kosovo si dhe për Posta e Kosovës dhe VALA, të cilët janë pjesë vitale e këtij procesi.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?