Fotolajmi
Rritet mbështetja e gjermanëve për BE-në
Si reagim ndaj vendimit të Britanisë për t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian, për herë të parë në Gjermani shumë njerëz besojnë se anëtarësimi në BE sjell më shumë përfitime se sa ka të meta, tregon një studim, përcjell transmetuesin publik gjerman ARD
Pas vendimit të Brexit, disponimi i qytetarëve gjermanë në Bashkimin Evropian ështe përmirësuar përfundon ARD, përcjell albinfo.ch.
Sipas anketës të përmendur të opinionit publik, 52 për qind e të anketuarve besojnë se anëtarësimi në BE sjell përparësi më shumë se sa ka disavantazhe, që është 13 për qind më shumë se para referendumit në Britani të Madhe, më 23 qershor, dhe hera e parë që shumica e gjermanëve besojnë se anëtarësimi në BE është pozitiv.
Në vitin 1999 vetëm 20 për qind e të anketuarve besojnë se anëtarësimi i Gjermanisë në BE sjell më shumë avantazhe.
I njëjti sondazh tregoi se vetëm 11 për qind e të anketuarve besojnë se anëtarësimi në BE për Gjermaninë ka shumë të meta, dhe 36 për qind që avantazhet dhe disavantazhet janë të njëjta. Përveç kësaj, 79 për qind e të anketuarve besojnë se anëtarësimi i vendit të tyre do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor