Shkurt.ch
Gjenevë, orët erotike në ankand
Në ankandin në Gjenevë do të ofrohet një koleksion privat prej 33 orësh të shekujve XVIII dhe XIX
Koleksionistë orësh nga mbarë bota pritet të mblidhen së shpejti në Zvicër që të mund të rrëmbejnë së paku një orë ku janë të gravuara skena erotike.
Në ankandin në Gjenevë do të ofrohet një koleksion privat prej 33 orësh të shekujve XVIII dhe XIX dhe llogaritet që do të grumbullohen 70 mijë deri në 90 mijë dollarë.
Ora më e shtrenjtë është e punuar nga ari tetëmbëdhjetë karatësh.
Orët paraqesin skena tepër të nxehta por edhe çifte romantike, ambiente idili, pëllumba, muzikantë…
Ata që nuk dinë ku t’i harxhojnë 20 mijë dollarë, mund të blejnë një artizan tepër i rrallë, orë ari në formë zemre, vepër e orëtarit londinez, James Cocks e punuar në vitin 1780.
Kjo orë paraqet një grua tek spiunon një çift në shtrat. Shumica e orëve që do të ofrohen në ankand janë punuar në Zvicër por në këtë koleksion ka edhe rreth 700 gjësende që kanë gjetur inspirim tek erotika dhe janë koleksion privat e një zvicerani 70-vjeçar i cili ka dashur të mbetej anonim.
Ai ka krijuar këtë koleksion tash 25 vjet. Në koleksionin e tij “të turpshëm” ka edhe gjësende të tjera: bastunë, statuja, enë të cilat do të jenë në një tjetër ankand që do të hapet në Francë në fund të këtij viti.
Prodhimi i orëve me skena eksplicite erotike ka nisur në shekullin XVII në Kinë. Ato më luksozet janë punuar për mbretin.
Në Evropë ato filluan të punoheshin në shekullin XVIII.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun