Shkurt.ch

Zviceranët gjithnjë e më tepër ateistë

Një shumicë e madhe e zviceranëve ende mbajnë një distancë të largët në mes të fesë krishtere dhe spiritualitetit, shkruan Agjencia telegrafike zvicerane ATS. Megjithatë, këta persona mendojnë se dy kishat kombëtare luajnë një rol të rëndësishëm te personat me jetë të dobët sociale. Një e katërta e tyre janë deklaruar ateistë.

Ku është një konkluzion i studimit në kuadër të Programit hulumtues «Feja, shteti dhe shoqëria». Raporti i popullatës helvetike ndaj religjionit nuk është indiferent apo negativ, por i distancuar, nënvizojnë hulumtuesit: shumica e tyre nuk besojnë në asgjë. Sipas kësaj ankete, viteve të fundit pala krishtere është në rënie e sipër: 31 për qind e banorëve të Zvicrës janë katolikë, 32 për qind protestantë dhe 12 për qind të fesë jo krishtere.

Ndryshimi më i madh ka ndodhur te personat pa besim dhe atni ata përbëjnë një përqindje prej 25 për qind të popullatës. Edhe pse të pafe, ata mund të besojnë për shembull në Zot apo të praktikojnë një spiritualizim alternativ.