Shkurt.ch
Zvicra kontrollon mallrat japoneze për radioaktivitet
Deri më tash kontrolli është bërë vetëm pas arritjes së mallrave në Zvicër, ndërsa tash, edhe para nisjes.
Për shkak të katastrofës nukleare të Japonisë, Kompania Ajrore Swiss është duke bërë kontrollimin për radioaktivitet edhe të mallrave para se ato të transportohen përmes aeroplanëve nga Japonia në Zvicër. Deri më tash kontrolli është bërë vetëm pas arritjes së mallrave në Zvicër, shkruan news.ch.
Për të siguruar kontrollimin sa më efikas, Swiss ka angazhuar një ekspert nga instituti Paul-Scherrer i cili ka udhëtuar për në Japoni, ku do të bëjë trajnimin e personelit për të bërë matjet e radioaktivitetit të mallrave.
E gjithë kjo po bëhet që të sigurohemi se mallrat me radioaktivitet nuk mund të transportohen drejt Zvicrës dhe njëherësh për të mbrojtur personaelin e aeroplanëve, thonë në Swiss. Që nga mesi i muajit, fluturaket që vijnë nga Tokio në Cyrih janë duke iu nënshtruar nga Swiss kontrollit për radioaktivitet. Në matjet e bëra deri më tash nuk është konstatuar ndonjë radioaktivitet me vlerë të shtuar.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun