Feja
Urimi i imamëve shqiptarë në Zvicër për festën e Bajramit
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, uron të gjithë besimtarët muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend, por edhe më gjërë, për një Ramazan të pranuar dhe një Bajram të gëzuar.
„Me Emrin e Allahut, Mëshirëbërësit, Mëshirëplotit. Të gjitha falënderimet janë për Allahun e Madhërishëm. Atij i jemi mirënjohës për çdo mirësi dhe begati që na ka dhuruar. Me kënaqësi të madhe i shprehim respekt dhe përshëndetje Muhammedit alejhis-selam, të gjithë pejgamberëve të tjerë dhe njerëzve të mirë.
Allahu i Lartësuar e caktoi Ramazanin për mirëqenien tonë. Ky muaj erdhi për t’i dhënë pushim trupit dhe për ta zgjuar shpirtin. Sot besimtarët ndjehen të kënaqur, sepse, me lejen e Zotit, arritën t’i kurorëzojnë ibadetet e caktuara në këtë muaj të bekuar.
Nga Ramazani dalim më të fuqishëm, me lidhje me të forta me Zotin, vetveten, familjen, miqtë dhe me të gjithë njerëzit.
Të nderuar vëllezër dhe motra, Bajrami po vjen dhe ne e ndiejmë kënaqësinë e kësaj feste. Gëzimi ynë përkon me dëshirën tonë për t’u pranuar mundi dhe sakrifica jonë në Ramazan.
Me këtë rast, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, uron të gjithë besimtarët muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend, por edhe më gjërë, për një Ramazan të pranuar dhe një Bajram të gëzuar.
Ditët festive të Bajramit le të reflektojnë midis nesh përshpirtshmëri, zemërgjerësi, tolerancë, humanizëm, mirëkuptim të ndërsjellë, sjellje të ndritshme, si dhe urtësi në fjalë dhe në vepër.
Me shpirtin dhe fuqinë e Ramazanit, le t’i gëzohemi dinjitetshëm Bajramit, kurse me gëzimin e Bajramit, le t’i qetësojmë dhe le t’i gëzojmë njerëzit me selamin dhe paqen tonë.
Urimin e Bajramit të Ramazanit e përcjellim, në radhë të parë te muslimanët në Zvicër, pastaj për të gjithë ata muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për muslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për të gjithë botën mbarë muslimane.
Allahu ynë na e mundësoftë që të jetojmë në paqe dhe dashuri! Gëzimi dhe harreja qofshin me ju, me familjet dhe miqtë tuaj! Urime festa e Fitër Bajramit!“, thuhet në njoftimin e kryetarit të Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Nehat Ismaili
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha