Shkurt.ch

Kosovari mbyt gruan dhe paraqitet në polici

Dje në Arau një burrë 59 vjeçar me shtetësi kosovare ka pranuar se ai ka qenë autori i vrasjes që ka ndodhur mëngjesin e të premtes. Viktimë ka qenë bashkëshortja e tij 58 vjeçe.

Gruaja kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, në një banesë në një paralagje të Araut-,t nga plagët e shkaktuara me thikë prej bashkëshortit të saj. Pak pas vrasjes, dorasi ishte paraqitur në stacionin policor ku, pas pranimit se ka bërë vrasjen, policia e ka ndaluar për t`i zhvilluar hetimet.

Hetimet janë në vazhdim e sipër por deri më tash policia nuk ka ofruar të dhëna lidhur me motivin e vrasjes. Dyshohet se motiv mund të ketë qenë kërkesa e gruas për ndarje. Të njohurit thonë se dorasi edhe më parë kishte kërcënuar disa herë bashkëshorten e tij me vrasje.