Lajme

Kroacia në Shengen në vitin 2018

Pas hyrjes në BE, pikërisht pas tre vjetëve, sfida e ardhshme për Kroacinë është për t'u bashkuar me zonën pa kontroll të brendshëm të kufijve, në të cilën janë bëre bashkë 22 nga 28 shtetet anëtare të BE-së dhe katër vende të tjera jashtë saj

Kroacia deri në fund të vitit mund të përfundojë me përgatitjen për hyrjen në Shengen dhe në vitin 2018 të përfshihet në kuadër të lëvizjes së lirë të Bashkimit Evropian, thanë në Zagreb zyrtarët qeveritarë për mediat kroate, përcjell albinfo.ch.

Pas hyrjes në BE, pikërisht pas tre vjetëve, sfida e ardhshme për Kroacinë është për t’u bashkuar me zonën pa kontroll të brendshëm të kufijve, në të cilën janë bëre bashkë 22 nga  28 shtetet anëtare të BE-së dhe katër vende të tjera jashtë saj.

Ministrat kroatë, të jashtëm dhe të brendshëm, Miro Kovaç dhe Blaise Orepic për këtë prioritet thanë se vendi ka nevojë sa më shpejt të jetë e mundur për të përfunduar të gjitha përgatitjet.

Komisioni Evropian për përcaktimin e standardeve në Kroaci ka vënë në dispozicion 120 milionë euro, nga të cilat deri më tani kanë qenë 81 për qind të përdorura.

Evropianët çdo vit realizojnë më shumë se një miliard udhëtime brenda zonës Shengen, që tregon se Kroacia është një potencial i madh, tha kreu i misionit të Komisionit Evropian në Zagreb, Branko Barichevikj.

Zbatimi i sistemit të Shengenit ka filluar në vitin 1995 në mes të shtatë shteteve anëtare të BE-së, dhe kjo zonë sot përfshin pjesën më të madhe të Bashkimit pa Bullgarinë, Kroacinë, Qipron, Irlandën, Rumaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Bullgaria dhe Rumania janë ende në pritje për aderim në këtë fushë, dhe Islanda, Norvegjia, Lihtenshtajni dhe Zvicra janë pjesë e zonës Shengen, edhe pse nuk janë anëtare të bllokut evropian. Për të hyrë në sistemin e Shengenit një vend duhet të plotësojë një sërë kushtesh, të tilla si përgjegjësia për kontrollin e kufijve të jashtëm dhe lëshimin e vizave uniforme, pastaj kontrolli i tokës, detit dhe kufijve të ajrit, bashkëpunimi policor dhe mbrojtja e të dhënave nga përdorimi i sistemit të informacionit të Shengenit.