Fotolajmi
Franca ndalon përdorimin e qeseve plastike
Furrat e bukës, dyqanet, mishtoret, farmacitë, barnatoret, dyqanet e vogla si dhe tregjet e ndryshme janë të prekura nga ky ndalim
Shpërndarja në arkat e dyqaneve të qeseve plastike do të jetë e ndaluar që nga sot në Francë. Ato duhet të zëvendësohen me qese letre, leckë apo qese plastike të trashë, për të luftuar kundër mbeturinave dhe ndotjes.
Kjo masë është parashikuar në kuadër të ligjit për tranzicionin e energjisë. Furrat e bukës, dyqanet, mishtoret, farmacitë, barnatoret, dyqanet e vogla si dhe tregjet e ndryshme janë të prekura nga ky ndalim, njofton albinfo.ch. Zbatimi i tij ishte planifikuar për 1 janar 2016, por tashmë ishte shtyrë për t’u dhënë tregtarëve dhe prodhuesve kohë për t’u përgatitur për tranzicionin.
Fundi i qeseve të plastikës, të cilat nuk mund të ripërdoren, janë shkaktare të një humbjeje të madhe (5 miliardë qese shpërndahen në vit në Francë) dhe ato marrin disa qindra vjet për t’u degraduar. Qeset e plastikës janë një burim i ndotjes, sidomos në oqeane; fauna detare si dhe zogjtë vuajnë drejtpërdrejt nga ky fenomen.
Sipas Ministrisë franceze të Mjedisit, në 94% të stomakëve të zogjve mund të gjendet plastikë si dhe në 86% të specieve të breshkave të detit.
Më 1 janar 2017, një ndalim i dytë do të hyjë në fuqi: qeset e plastikës që përdoren për mbështjelljen e frutave dhe perimeve.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor