Jeta në Zvicër

Sulmi në Stamboll, Aeroporti i Cyrihut shton masat e sigurisë

Aeroportet zvicerane pas sulmit në Stamboll kanë shtuar masat e tyre të sigurisë. Pasagjerët duhet të presin që të kontrollohen më shpesh nga pjestarët e sigurisë.

Masat e sigurisë në aeroportet e Gjenevës dhe Cyrihut janë forcuar pas sulmit në Stamboll.

Ne kemi rritur praninë e policisë, tha zëdhënësja Sonja Zöchling për “Tages-Anzeiger”, përcjell albinfo.ch. Prania do të mbetet e përkohshme.

Pas sulmit në Stamboll, Zyra Federale e Aviacionit Civil (Foca), Policia Federal (fedpol) dhe aeroportet kanë ardhur së bashku me oficerë të tyre të sigurisë për të diskutuar kërcënimet dhe masat e mundshme.

Shpeshtimi i sulmeve terroriste në muajt e fundit nuk është edhe pa pasoja.

“Për pasagjerët kjo do të thotë se ata me shpesh do të përballen nga kontrollet e papritura”, thotë zëdhënësja e FOCA, Martine Reymond.