Shkurt.ch

Hapet panairi i orëve dhe i stolive “Baselworld”

Është hapur dje në Bazel panairi ndërkombëtar i orëve dhe i stolive “Baselworld”. Hapjen solemne të panairit e ka bërë ministri i brendshëm në Qeverinë Federale, Didier Burkhalter.

Panairi “Baselworld” konsiderohet si panairi më prestigjioz në botë i lëmit të orëve dhe të stolive. ndërsa për nga hapësira në të cilën ai mbahet, është panairi më i madh në Zvicër.

Sipas portalit drs.ch në këtë panair këtë vit marrin pjesë afër 2000 ekspozues nga 45 vende të botës. Deri në fund të muajit, sa zgjat panairi, pritet që atë ta vizitojnë rreth 100`000 vizitorë, njerëz të profesioneve nga prodhimi i orëve dhe stolive.