Lajme
Rrahmani: Bombat na e sollën lirinë
Bombardimet ajrore në Libi, serbëve u përkujtojnë momente të këqija. Gjatë të enjtes, ata e komemorojnë përvjetorin e dymbëdhjetë të fillimit të bombardimeve të NATO-s, kundër regjimit të Sllobodan Milosheviçit, për ta detyruar atë t’i heqë kthetrat nga Kosova, shkruan Agjencia telegrafike zvicerane ATS, të cituar nga e përditshmja “20 Minutes”.
“Unë nuk e preferoj të shikoj lajme televizive që kanë të bëjnë me Libinë, pasi kjo më përkujton dhimbje. Edhe pse ndoshta nuk kanë pasur qëllime ndaj cilvilëve, unë asnjëherë nuk mund ta harroj frikën dhe ankthin që e kisha përjetuar në atë kohë”, ka deklaruar Petar Marjanoviç, një inxhinier serb i informatikës i cili në pranverën e vitit 1999 ishte strehuar për t’i evituar objektivat e Aleancës.
NATO e kishte filluar fushatën e bombardimeve e cila zgjati 78 ditë, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që për rastin e Libisë nuk është e njëjta gjë. Kjo kishte ndodhur pas refuzimit të kryetarit jugosllav Millosheviç për të pranuar marrëveshjen për paqe në Kosovë, për të përfunduar operacionet e forcave serbe, kundër guerilëve shqiptarë të Kosovës. Më tepër se dhjetëra persona ishin vrarë më 7 maj 1999, pas hedhjes së bombave nga avionët e NATO-s, të cilat kishin rënë në një treg në qytetin e Nishit, në jug të vendit. Drama, njëra nga më të vdekjeprurëset e fushatës së bombardimeve, nga Aleanca atkantike më vonë ishte kualifikuar si “gabim”.
“Në çdo anë fluturonin predhat dhe shumë persona ishin të paralizuar nga shoku. Pas shokut fillestar, njerëzit filluan të fshihen nën rafte, por për disa ishte tepër vonë”, përkujton Vukashin Dakoviç, i cili ishte në vendin e ngjarjes në momentin e goditjes, por aspak nuk kishte pësuar.
Gjurmët e bombardimeve të NATO-s ende janë të dukshme në vend, si për shembull në kryeqytetin Beograd, ku ende mund të shihen rrënojat e ish Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes. “Asnjëherë nuk mund të harroj dhe më kujtohet shpeshë, sirena e zëshme e paralajmërimit të sulmit të parë ajror“, përkujton le 24 marsin 1999, Ana Dimitrijeviç, 42-vjeçe. Kjo nënë e dy fëmijëve, në atë kohë ishte në një autobus i cili kalonte mbi urën e lumit Sava, lum i cili ndanë lagjet moderne të Beogradit, nga qendra e qytetit. Kjo urë ishte një objektiv i shkëlqyeshëm strategjik. “Të gjithë filluan të ulërijnë nga vozitësi duke e urdhëruar që të përshpejtojë. Ishim të tmeerruar me idenë për ta parë urën e bombarduar dhe për tu mbytur në lum”, ka vazhduar Ana. Sipas Human Rights Ëatch (HRË), rreth 500 civilë kishin ghumbur jetën gjatë bombardimeve të NATO-s.
Nga ana tjtër, autoritet serbe kanë dhënë shifra prej rreth 2.500 civilëve të vrarë dhe 12.500 të plagosurve gjatë fushatës, e cila kishte zgjatur njëmbëdhjetë javë. Në qershor të vitit 1999, Millosheviçi kishte urdhëruar tërheqjen e forcave të tij nga Kosova, territorky i cili në shkurt të vitit 2008, e proklamoi pavarësinë e tij nga Serbia.
Për kosovarët, sulmet në Libi kanë një tjetër jehonë. “Nuk mendoj se ata të cilët kanë vendosur të bombardojnë Muamer Gadafin, e kanë pasur në mendje Kosovën. Ndonjëherë, diktatori nuk mund të bindet që të tërhiqet, por atë duhet larguar vetëm me hedhjen e bombave”, thekson Afrim Rushiti, një afarist 37-vjeçar nga Prishtina. “Bombat ndoshta nuk janë zgjidhja e përsosur, por ato na e sollën lirinë në Kosovë pas shumë viteve”, deklaron Vlora Rahmani, 27-vjeçare, militante për të drejtat e njeriut. “Të shpresojmë se kjo do të ndodhë edhe në Libi”, ka përfunduar ajo.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra Viti i ardhshëm do të shënojë një rekord për industrinë ajrore me 5.2 miliardë pasagjerë. Çmimet...
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri