Fotolajmi

Europol: Kapen 39 trafikantë me emigrantë

Në një aksion me emrin “Sirocco II” që ishte koordinuar nga Europol në vende të ndryshme të të ashtuquajturit “korridori ballkanik” janë arrestuar 39 persona të dyshuar për trafikimin e emigrantëve.

Gjatë të njëjtit operacion janë ndaluar edhe 580 emigrantë, të akuzuar për favorizim dhe bashkëpunim me trafikantët, përcjell albinfo.ch.

Në operacion kanë marrë pjesë policitë dhe rojat kufitare të Kroacisë, Bullgarisë, Austrisë, Serbisë, Maqedonisë, Rumanisë, Hungarisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe Sllovenisë.

Një total prej rreth 170 kamionësh dhe automjetesh të lehta komerciale janë kontrolluar në gjithë Austrinë gjatë këtij operacioni për të kapur trafikantët.