Tematike
Dërgohen për konsultim rregulloret për zbatimin e iniciativës për dëbim
Këshilli Federal ka vendosur për t`i futur në fuqi disapozitat ligjore për zbatimin e Iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë që nga 1 tetori 2016. Por legjislacioni i ri për dëbim kërkon përshtatjet jo vetëm në nivel kantonesh por edhe të 11 rregulloreve të federatës
Këshilli Federal ka dërguar të mërkurën parlamentit për konsultim rregullat e zbatimit të iniciativës për dëbim të të huajve. Përshtatjet dhe shtesat e njëmbëdhjetë rregulloreve në fushën e emigracionit dhe ligjit të refugjatëve, të drejtës penale dhe të drejtës së policisë do të hyjnë në fuqi në fillim të 2017
Këshilli Federal ka vendosur për t`i futur në fuqi disapozitat ligjore për zbatimin e Iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë që nga 1 tetori 2016. Por legjislacioni i ri për dëbim kërkon përshtatjet jo vetëm në nivel kantonesh por edhe të 11 rregulloreve të federatës.
Në gjashtë rregullore nga lëmi i të drejtës së të huajve dhe të azilit, do të rregullohet në radhë të parë pozita juridike e delikuenteve të huaj ndaj të cilëve është vendosur dëbimi. Veç kësaj, përmes tyre do të sigurohet që të dhënat mbi dëbimin të futen në Sistemin Qendror të Informimit mbi Migracionin (ZEMIS).
Përfundimisht, masat ekzistuese për ndalimin e hyrjes së të huajve duhet të koordinohen me masat penale për dëbimin. Me dy rregullore nga fusha e të drejtës penale do të rregullohet në mënyrë të veçantë ajo se kush është kompetent për ekzekutimin dhe kush do t`i mbulojë shpenzimet në rastet kur takohen në të njëjtën kohë dënimet, masat stacionare dhe dëbimet nga kantone të ndryshme.
Veç tjerash do të vendoset se cilat të dhëna mbi dëbimin dhe ekzekutimin e tij duhet të futen në sistemin penal VOSTRA dhe cilat autoritete mund t`i përpunojnë këto të dhëna.
Rregulloret e reja mbi dëbimin nga vendi të delikuenteve, për shkak të ndalimit të veprimit retroaktiv vlejnë vetëm për veprat e kryera pas 1 tetorit 2016. Po ashtu një dëbim mund të ekzekutohet vetëm në bazë të një procedure të rregullt gjyqësore. Për këtë arsye është e pritshme që pas hyrjes në fuqi të dispozitave të reja ligjore të zgjasë disa muaj prandaj do të kalojë një kohë deri sa të shqiptohen dënimet e para për dëbim. Kjo do të thotë se përshtatjet dhe plotësimet do të hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2017. Konsultimi do të vazhdojë deri më 30 shtator 2016.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër