Fotolajmi
Terrorizmi trondit Stambollin, dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur
Në sulmin terrorist në aeroportin «Ataturk» të metropolit turk më shumë se 30 njerëz janë vrarë. Tre kamikazë shkaktuan të paktën vdekjen e 31 personave, tha guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin. Kanali televiziv turk «NTV» raportoi, duke cituar spitalet, se janë më shumë se 100 të plagosur në sulmin në aeroportin më të madh në Turqi. Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, tha gjatë natës se ka shkuar numri i viktimave deri tani në 31, ndërsa janë plagosur 147.
Pjesa më e madhe e viktimave ishin turq, në mesin e të vdekurve dhe të të plagosurve, por kishte edhe shtetas të huaj. Detajet e sakta për nacionalitetin e viktimave nuk janë bërë të ditura.
Pamjet e publikuara tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar pasagjerët në aeroportin “Ataturk”. Shihet edhe njëri prej sulmuesve, i cili ka shtënë me kallashnikov në parkimin e aeroportit, si një taktikë e njohur për të shpërqendruar vëmendjen e policisë.
Agjencia e lajmeve DHA ka raportuar se në dy lokacione të ndryshme në aeroport kanë ndodhur sulmet terroriste.
Ardhjet dhe shkuarjet e aeroplanëve në aeroportin më të madh të Turqisë janë bllokuar plotësisht.
Grupi kurd separatist PKK dhe milicia terroriste e Shteti Islamik ISIS që nga vera e 2015-ës kanë kryer një numër të sulmeve të rënda në Turqi. Në dy nga sulmet në Stamboll kishin pësuar edhe turistë të huaj. Shtimi i dhunës që nga vera e vitit 2015 ka çuar në një rënie të konsiderueshme të turizmit, një shtyllë e ekonomisë turke.
Aeroporti “Ataturk” është i 11-ti në botë përsa i përket trafikut të fluturimeve.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor