Integrimi
Holandezi ka vrarë kosovarin në vetëmbrojtje
Në muajin janar të vitit 2009, në rrugën Gallusstrasse të Kriens-it, ishte shkaktuar një zënkë e dhunshme. Gjatë kësaj, një kosovar ishte vrarë. Tani, çështja penale është vendosur ndaj një shtetasi holandez, i cili ishte akuzuar për vrasje. Ngjarja kishte ndodhur natën e 2 janarit të vitit 2009, rreth orës 03.00 në Kriens.
Deri te zënka në mes dy grupeve të të huajve kishte ardhur në, dhe para një furre në Gallusstrasse. Kjo kishte ndodhur pasi tre miqtë e të vrarit ishin provokuar. Paraprakisht, dy miq të të vrarit në furrë kishin kryer plaçkitje, rast të cilin grupi tjetër e kishte vërejtur dhe e kishte paraqitur te shitësja.
Grupi tjetër menjëherë kishte filluar të ofendojë me të shara. Pasi shtetasi holandez u sulmua nga kosovari 20-vjeçar me një grusht në kokë, duke iu falënderuar refleksit të shpejtë, ai nxjerrë armën dhe e godet kosovarin në vetëmbrojtje.
I vrari ka qenë në gjendje alkoolike dhe nën ndikim të drogës. Pas kryerjes së vrasjes, holandezi nuk është tërhequr, por ai ka vazhduar të rrihet me grupin. Me këtë rast, prokuroria e kishte liruar nga akuza për vrasje, duke e dënuar vetëm për pjesëmarrje në rrahje me një dënim prej 100 ditëve gjobë ditore me nga 60 franga në ditë (me kusht) dhe një dënim prej 1.500 frangave. Vendimi është i plotfuqishëm, përfundon artikullin portali „Neue Luzerner Zeitung“.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor