Integrimi
Nuk ka të bëjë me të huajt
„Unë ndjehem si zviceran“, deklaron Ukë Kabashi për të përditshmen „St. Galler Tagblatt“. Ai është prindi i kampionit të dyfishtë botëror në karate, shqiptarit nga Kosova Elson Kabashi. Në Zvicër, Uka kishte ardhur para më tepër se 30 vite, për të punuar, sqaron ai.
Pas disa vitesh, ai e merr edhe familjen me vete. „Shtëpia jonë nuk ekziston më në Kosovë, çdo gjë është bombarduar“, ka deklaruar Uka. Në Kreuzlingen, për të është gjithçka më mirë. Me të huajt tjerë ai nuk ka kontakte, por shumë më tepër me zviceranët. Aktualisht, familja Kabashi është e pajisur me pasaportë zvicerane.
Përndryshe, Elsoni ishte kampion i dyfishtë botëror dhe kampin i katërfishtë evropian në karate, ndërsa që nga muaji janar i këtij viti, ai i tha lamtumirë këtij sporti luftarak, duke iu përkushtuar trajnimit të atletëve të rinj.
Kosovari 36-vjeçar ka qenë kapiten i Kombëtares zvicerane në karate dhe tani është asistent i seleksionuesit të Kombëtares zvicerane, si dhe trajner i shkollës sportive elite kombëtare në Thurgau. Këtu, me një ekip prej shtatë anëtarësh dhe me vëllain e tij, ai ushtron talente të rinj.
Ndër më të suksesshmit e shkollës së Kabashit, janë nipat e tij Kolë dhe Kevin Kabashi. Kola është kampion i pesëfishtë në Gjermani, kampion i dyfishtë në Zvicër dhe disa herë ka korrë suksese në arenën ndërkombëtare. Kevini është kampion i katërfishtë dhe gjatë vitit të kaluar nuk ka pësuar asnjë disfatë. Kjo nuk është e gjitha, tre karateistë nga kjo shkollë janë në Kombëtaren zvicerane dhe kjo është meritë e Elson Kabashit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vetëdorëzohet kosovari, i dyshuar për vrasjen e partneres, nënë e tre fëmijëve Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar partneri i saj 47-vjeçar...
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Halime Memishi emërohet zv/drejtoreshë e FRZ – Një lidere e re për të ardhmen e rajonit të Aeroportit të Cyrihut Rajoni i Aeroportit të Cyrihut (Flughafenregion Zürich – FRZ), një nga rrjetet më dinamike të zhvillimit...
-
Frangu me rekord ndaj dollarit amerikan
-
Bazel prezanton qilimin më të gjatë në historinë e Eurovisionit
-
Pse çmimet e aparateve dëgjimore mbeten kaq të larta në Zvicër?
-
Ku shkon paraja e sigurimeve shtesë në Zvicër?