Shkurt.ch

Zviceranët kërkojnë mbylljen e centralit atomik francez

Qeveritë kantonale të Bazel-Stadt dhe Basel-land-it, të brengosura me rrezatimin që vjen nga centrali bërthamor në Fessenheim të Elsass-it (Francë) kanë kërkuar mbylljen e menjëhershme të tij.

Sipas qeverive të dy kantoneve, ky central përbën rrezik serioz për qytetarët zviceranë të zonës kufitare, kur dihet se ai ndodhet vetëm 35 kilometra në veri të Bazelit.

Zona ku është ndërtuar centrali në fjalë, për më tepër, është zonë e rrezikuar nga tërmetet, shkruan portali i sf1. Centrali është veç kësaj ehde i vjetëruar dhe konsiderohet se nuk do të mund t`i bënte ballë një tërmeti të fortë.

Së këndejmi, Fessenheim, sipas kërkesës së dy kantoneve zvicerane duhet të mbyllet deri sa të bëhet një kontrollim i tij duke pasur për bazë përvojat më të reja nga katastrofa që ka ndodhur në Japoni.