Sport

Gruaja e Blerim Xhemailit, sërish në qendër të vëmendjes

Erjona edhe më parë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të bukurisë së saj, madje edhe kur kishte shkuar të përcjell stërvitjet e Zvicrës

 

Erjona Sylejmani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe, gruaja e futbollistit Blerim Xhemaili, përcolli nga afër takimin Zvicër-Poloni, ku nuk mungoi veshja e saj shumë e bukur, por edhe paksa provokative, duke bërë që të gjithë ta shikojnë atë, shkruan albinfo.ch.

Ajo, me vete kishte marrë edhe djalin, Luanin, për të përcjell ndeshjen e Zvicrës, ku Blerim Xhemaili u eliminua nga penalltia. Erjona edhe më parë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të bukurisë së saj, madje edhe kur kishte shkruar të përcjell stërvitjet e Zvicrës.

Pas eliminimit të Zvicrës, sigurisht se çifti i njohur do të shkojnë në pushime, derisa Xhemaili pritet të rikthehet te Genoa, ku luajti nga muaji janar.