JUSO dorëzon iniciativën “1:12”

Sipas saj, menaxherët më të paguar në një ndërmarrje nuk bën të tejkalojnë për më shumë se 12 fish pagën më të ulët

Socialistët e rinj të Zvicrës (JUSO) kanë dorëzuar iniciativën e tyre popullore për votim „1:12″. Kjo iniciativë kërkon që menaxherët më të paguar në një ndërmarrje të mos e tejkalojnë për më shumë se 12 fish pagën më të ulët të punëtorëve të asaj ndërmarrje.

Organizuesit e kësaj fushate kanë thënë se për të bërë këtë iniciativë kanë grumbulluar 130 mijë nënshkrime, ose rreth një e treta më shumë se sa numri i nevojshëm, shkruan 20 Minuten.ch.

Në ceremoninë, para se të bënin dorëzimin e formularëve në zyrën e federatës, ata bënë një performancë në sheshin federal, duke bërë rrëzimin simbolik prej një „kolltuku të artë”, të një menaxheri.

Iniciativa 1:12, sipas socialistëve të rinj është «zgjidhje e vetme kundër problemit të zhvatësve”.