Bota
Brexit: Bie rejtingu britanik “AAA”
Agjencia e normimit "Standard and Poor-s" (S & P) paralajmëroi se Britania mund të humbë vlerësimin "AAA", pasi votuesit favorizuan largimin nga Bashkimi Evropian (Brexit), njofton "Reuters", përcjell albinfo.ch.
“Ne besojmë se vlerësimi ” AAA” nuk do të mund ta qëndrojë kohë të gjatë në këto kushte”, tha analisti kreditor “S & P”, Moritz Kramer.
Agjencitë e normimit “Moody” dhe “Fitch” tashmë kanë shkurtuar vlerësimin e Mbretërisë nga “AAA” para se të fillonte fushata e referendumit.
“Moody” paralajmëroi më parë se Britania e Madhe ka vazhduar të sjellë pasiguri dhe “Brexit” do të shkaktojë rreziqe të rënda kreditore të biznesit në vend.
Agjencia kujton se me “Brexit” për kompanitë britanike do të aplikohen tarifa të zakonshme mbi importet e BE-së.
Rreziqet që lidhen përfshijnë dobësimin e monedhës së ishullit, duke rrezikuar statusin e tyre si një valutë rezervë. Paundi ka vend të njëjtë me dollarin dhe euron në rezervat e Bankës Qendrore dhe është një simbol i trashëgimisë së ekonomisë britanike dhe sistemin e saj të besueshëm ligjor.
Pas “Brexit”, paratë britanike përjetuan një rënie rekord kundrejt dollarit, si dhe në kursin e këmbimit.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë