Fotolajmi
Në Austri, gjoba për ata që vendosin flamuj në vetura
Për shkak se një fans i futbollit kishte vendosur flamurin e Austrisë në veturën e tij, ai është gjobitur me 25 euro.
Të gjithë ata që vendosin flamuj në pjesët e jashtë të veturës së tyre, veçanërisht gjatë festimeve të Kampionatit Evropian, do të gjobiten me nga 25 euro. Kështu ka ndodhur me një qytetar austriak. Derisa ai ishte nën ethet e ndeshjes që Austria zhvillonte ndaj Portugalisë, 40-vjeçari kishte vendosur dy flamuj austriakë në veturën e tij. Por ky festim atij i kushtoi më 25 euro.
“Pse duhet të gjobiten njerëzit gjatë Kampionatit Evropian për shkak se tregojnë patriotizmin e tyre”, ka thënë ai për gazetat austriake, përcjell albinfo.ch.
Për anëtarin e parlamentit të FPO dhe zëvendëskryetar i Këshillit të transportit, Christian Hafenecker, kjo është qesharake. “Flamujt në vetura, të cilat janë të lidhura në mënyrë të sigurt, nuk përbëjnë ndonjë rrezik. Njerëzit kanë të drejtë të shfaqin patriotizmin dhe mbështetjen për skuadrën e tyre”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët