Shkurt.ch

Swiss nuk aterron në Tokio por në Osaka

Gjendja e rëndë që mbretëron në Japoni pas katastrofës natyrore dhe avarisë së reaktorëve bërthamorë, ka shtyrë kompanitë ajrore të ndërrojnë itinerarin e tyre.

Edhe kompania Swiss e Zvicrës për arsyet e përmendura më lartë, ka ndryshuar përkohësisht vendin e aterrimeve dhe nisjeve të aeroplanëve të saj, nga Tokioja në Osaka.

Kështu, duke filluar nga mbrëmja e sontme, aeroplani i Swiss do të aterrojë në Osaka, që është 600 kilometra në jug të kryeqytetit japonez, Tokios.

Ky ndryshim destinimi është bërë, sipas një zëdhënëseje të Swiss për shkak të rrezikut që moti i lig me erëra mund të bartë në drejtim të Tokios valët e radioaktivitetit nga centrali bërthamor Fukushima .