Fun
Hong Kongu, qyteti më i shtrenjtë në botë, Cyrihu, i treti
Cyrihu është i treti ndërsa Gjeneva e teta në këtë listë të qyteteve më të shtrenjta, në të cilën janë krahasuar 209 qytete të mëdha të botës
Në mesin e dhjetë qyteteve më të shtrenjta në botë, Zvicra përfaqësohet me dy sish! Cyrihu dhe Gjeneva me çmimet për jetesë (banimi, shërbimet, ushqimi, veshmbathja etj.) bëjnë pjesë në këtë listë të cilën e kryeson qyteti kinez Hong Kongu. Ky qytet ka merituar vendin e parë para së gjithash falë ngritjes së vlerës të dollarit të Hong Kongut, shkruan spiegelonline.de.
Në vendin e dytë është, nuk do ta besoni, një qytet afrikan, Luanda, kryeqyteti i Angolës, dhe pas tij në vendin e tretë, vjen Cyrihu. Gjeneva zë vendin e tetë ndërsa një vit më parë ishte e pesta.
Vitin e kaluar në këtë listë ishte edhe Berna, e cila zinte vendin e nëntë ndërsa këtë vit nuk ka hyrë në mesin e dhjetë qyteteve më të shtrenjta.
ipas publikimit të bërë nga kompania Mercer, e cila ka bërë krahasimin e 209 qyteteve të mëdha të botës. Ajo ka marrë çmimet e 200 produkteve dhe shërbimeve për të nxjerrë listën e përmendur.
Është interesante se qytetet gjermane nuk dallohen me çmime të larta. Kështu të vetmet qytete të Gjermanisë që kanë hyrë në top njëqindëshin sipas shtrenjtësisë janë Munihu dhe Frankfurti.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor