E-Diaspora
Aksident gjatë festimit të fitores, lëndohet rëndë një i ri shqiptar
Rreth orës 23 e 40, një makinë mercedes e një pjesëmarrësi 23 vjeçar të korzos u përplas me një makinë të një personi 38 vjeçar që vinte nga ana tjetër e rrugës. Shoferi i mercedesit me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda trupore
Festa që bënë mbrëmë shqiptarët pas fitores së parë në Evropianin 2016, duket se jo gjithkund ka kaluar pa telashe. Parakalimi me vetura të stolisura me flamuj me boritë e lëshuara në maksimum dhe vallëzimi duke dalë përgjysmë nga dritaret e makinave ka pasur në disa raste pasoja serioze. Kështu, në Heilbronn të Gjermanisë në një korzo të tillë të zhurmshme ka ndodhur një aksident i rëndë.
Pas përfundimit të ndeshjes shqiptarët fillimisht kanë festuar në rrugën e këmbësorëve dhe pastaj e kanë bartur festën e tyre në pjesët ku qarkullojnë tramvajët, në të cilën ndërkohë kishin hyrë shumë automjete, shkruan stimme.de. Kështu, manifestuesit bllokuan të dy anët e rrugës, bën të ditur policia, duke informuar se për një kohë i gjithë trafiku lokal ishte i bllokuar, transmeton albinfo.ch. Vetëm pas insistimit të policisë, shinat e tramvajëve sërish u liruan.
Por, rreth orës 23 e 40, një makinë mercedes e një pjesëmarrësi 23 vjeçar të korzos u përplas me një makinë të një personi 38 vjeçar që vinte nga ana tjetër e rrugës. Shoferi i mercedesit me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në së paku 15 mijë euro.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën