Shkurt.ch

5.2 miliardë franga për arsim dhe shkencë

5. 2 miliardë franga do t`i ndajë Zvicra gjatë vitit 2012 për nxitjen e arsimit dhe të hulumtimeve shkencore. Këtë shumë e ka lejuar në mbledhjen e saj të djeshme Dhoma e kantoneve e Parlamentit të Zvicrës.

Kjo shumë, siç shkruan në portalin drs.ch nuk ka të bëjë vetëm me kontributet për universitetet e këtushme dhe institutet e hulumtimit por edhe me stimulimin e punës në përgatitjen arsimore profesionale dhe për Shkollat e Larta profesionale.

Shuma e lejuar nga dhoma e përmendur e Parlamentit tejkalon për 60 milionë franga atë që Qeveria federale e kishte lejuar më parë.

Vendimi i Dhomës së kantoneve shkon për miratim edhe në Dhomën Federale të parlamentit.