Zhvillim
“Shqipëria turistike 2016” parashikon 500 mijë turistë më shumë
Sipas institucioneve në Tiranë, këta turistë do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë edhe në hapjen e 5.500 vendeve të reja të punës në turizëm

Autoritetet shqiptare kanë planifikuar që këtë viti t’i pranojnë dhe akomodojnë 500 mijë turistë më shumë se vitin e kaluar gjatë pushimeve verore. Këta turist, sipas institucioneve në Tiranë, do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë edhe hapjen e 5.500 vendeve të reja të punës në turizëm.
Këto parashikime i ka bërë të dielën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një vizite që i bëri Himarës. Ai tha se “Shqipëria turistike 2016” u ofron vendasve dhe të huajve disa zona bregdetare të transformuara brenda pak muajsh, përfshirë edhe bregdetin e Himarës.
“Ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme, për të sjellë në këtë zonë investime që nuk kanë ardhur më parë. Investime që synojnë të ndihmojnë drejtpërdrejt vet bashkitë dhe të rrisin kapacitetin e tyre për të pasur më shumë fuqi tërheqëse për turistët. I kemi dhënë mundësi që nuk i kanë pasur më parë”, deklaroi kryeministri Rama.
Në dhjetor të viti të kaluar, në Himarë nisën punimet për ndërtimin e shëtitores buzë detit dhe përpara se sezoni veror të nisë intensivisht, kjo shëtitore siç u tha, do të jetë gati për turistë, citon TCH, transmeton Alfinfo.Ch.
Kryeministri Rama, që inspektoi punimet, beson se të tilla investime do të ndihmojnë në rritjen e vëmendjes së turistëve të huaj ndaj Shqipërisë. Ai vizitoi edhe shëtitoren buzë detit në Qeparo.
Me një gjatësi prej më shumë se një kilometër, me ndriçim dekorativ, 3 sheshe dhe 10 shatërvanë, shëtitorja në Qeparo është për kryeministrin Rama, një nga ato investime të bëra për herë të parë, që transformojnë dhe nxjerrin nga harresa disa nga zonat më tërheqëse për turistët.
Ndryshe, viteve të fundit Shqipëria është përzgjedhur si destnaicion për të puhsuar gjatë verës. Sipas statistikave që ka nxjerr Open Data Albania, në vitin 2013, Republikën e Shqipërisë e kanë vizituar rreth 3.5 milionë vizitorë. Këto të dhëna bazohen tek informacioni zyrtar i marrë në pikat kufitare të shtetit shqiptar.
E-Diaspora
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani Aktualisht, në shumë qytete të Gjermanisë funksionojnë qindra shkolla shqipe, ku mësojnë mijëra nxënës shqiptarë sipas Këshillit...
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
-
Shkel linjën e sigurisë dhe nget makinën me patentë kosovare: Gjobitet kosovarja
Jeta në Zvicër
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës Zvicranët më të interesuarit për të blerë ari ...
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane
-
Sektori farmaceutik zviceran përballet me pasiguri pas kërcënimit të taksave të reja amerikane
-
Ky aeroport në Zvicër rrezikon mbylljen për shkak të shkurtimeve në kontrollin e trafikut ajror