Shkurt.ch
Nuk ka “6 javë pushim për të gjithë”
Sindikata Travail-Suisse kishte kërkuar që të punësuarit të kenë të drejtë për gjashtë javë pushim, në vend të katër javëve
Parlamenti i Zvicrës ka hedhur poshtë iniciativën popullore “6 javë pushim për të gjithë». Autore e kësaj iniciative ka qenë sindikata Travail-Suisse, e cila kërkonte që të gjithë të punësuarit të kenë të drejtë për gjashtë javë pushim, në vend të katër javëve sa është aktualisht.
Parlamenti ka refuzuar po ashtu, me rezultat bindës, edhe kërkesat e ardhura për pushime pesë javëshe brenda vitit për të gjithë të punësuarit.
Vetëm Partia Socialdemokrate dhe ajo e Gjelbër votuan për zgjatje të pushimeve, ndërsa i gjithë kampi i djathtë dhe i qendrës ishte kundër. Të parët, kërkesën e tyre e arsyetuan me stresin në rritje në tregun e punës, ndërsa të dytët (SVP, FDP, CVP dhe BDP) kundërshtimin e tyre e bazuan në arsyen se, sipas tyre kjo iniciativë do të ngarkonte ndërmarrjet së tepërmi.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun