Zhvillim

Tirana dhe sheshi i saj Jozef Shtraus*

Shqiptarët e etur për vëmendje e falënderuan Strausin në vitin 1994, pas vdekjes, me një shesh në kryeqytet, Tiranë. Sheshi Jozef Shtraus , i vendosur jo krejt në qendër, fqinjëron sot me një bastore, postën numër 14 dhe një stendë ku piqet mishi; hijet e pemëve të këtij sheshi janë të dashura për pleqtë që luajnë shah nën to dhe për qentë endacakë.

Gazeta prestigjioze gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka botuar në numrin e sotëm një artikull në të cilin pasqyron, me nota ironike, prirjen e shqiptarëve për të “përjetësuar” me monumente ose emërtime rrugësh personalitetet e huaja që vizitojnë Shqipërinë. E qartë që nga titulli (i shkruar origjinal, shqip) i gazetës gjermane, këtu bëhet fjalë për sheshin “Jozef Shtraus” në Tiranë që i kushtohet ish kryeministrit karizmatik dhe kontrovers të Bavarisë, shkruan albinfo.ch.

“Në kryeqytetin e Shqipërisë është një shesh i cili kujton sundimtarin e madh bavarez” thuhet në hyrje të artikullit. “Nga reja e tij në qiellin bardh-kaltër, Straus menaxhon sot një bagazh të vëllimshëm të përbërë nga monedha, pulla postare, rrugë dhe ura, madje një kazermë dhe një aeroport, të gjitha këto bartin emrin e tij, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm t`i gëzohen tingëllimit të tij të këndshëm. Por megjithatë, harresa kjo forcë e pamëshirshme ka filluar punën e vet shkatërruese, ajo, duke u nisur nga juglindja shlyen shiritin e kujtimeve.

Franz Josef Straus ka qenë “ministri më i rëndësishëm i jashtëm, të cilin Gjermania nuk e ka pasur asnjëherë. Dhe si i tillë, ai vazhdimisht ka qenë në shërbim, madje edhe kur, me pantallona të shkurtra, bashkë me fëmijët e tij me xhip bënte xhiro nëpër Ballkan, përcjell albinfo.ch gazetën sz. Në mes të familjes Straus dhe destinacionit për pushime, Greqisë, në gushtin e vitit 1984 qëndronte Shqipëria komuniste , në të cilën diktatori Enver Hoxha me disa suksese, po e provonte kthimin në kohën e gurit .

Kalimi i Strausit nëpër Shqipëri doli të ishte vizita e parë dhe e vetme e një politikani të lartë nga perëndimi në mbretërinë e errët të Shqipërisë komuniste.

Shqiptarët e etur për vëmendje, e falënderuan Strausin në vitin 1994, pas vdekjes, me një shesh në kryeqytet, Tiranë. Sheshi “Jozef Shtraus”, i vendosur jo krejt në qendër, fqinjëron sot me një bastore, postën numër 14 dhe një stendë ku piqet mishi; hijet e pemëve të këtij sheshi janë të dashura për pleqtë që luajnë shah nën to dhe për qentë endacakë. Por mungon ndërkaq shenja me emrin e sheshit. Do ta ketë përpirë harresa, kushedi kur, pasi që i biri i Shtrausit, transmeton albinfo.ch. Maksi, në vitin 2014 kishte pozuar para saj.

Por, duhet bërë të ditur se puna me shenjat që emërtojnë rrugët e sheshet, në Shqipëri nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Mirë ama duhet bërë të qartë se trashëgimia e Bavarisë në Ballkan duhet të mbrohet. Ndoshta mundet Horst Seehofer (kryeministri aktual i Bavarisë v.j.) ta sjellë me vete një pllakë të re me emrin e Shtrausit, ndonjëherë kur ai të kalojë në afërsi (në Hungari ose në Rusi). Shqiptarët do t`i ngrinin me atë rast një përmendore atij.