Shkurt.ch

Nuk ndalohet konsumi i ushqimeve nga Japonia

Gjërat ushqimore të importuara nga Japonia nuk janë të dëmshme për shëndet, kështu që në Zvicër ato vazhdojnë të jenë të lejueshme.

Enti Federal për Shëndetësi, përmes një komunikate ka bërë të ditur se nuk ka ndaluar ushqimet me prejardhje nga Japonia. «Ne konsiderojmë se ushqimet japoneze që janë në shitje aktualisht në Zvicër janë prodhuar dhe sjellë në Zvicër para se të ndodhte tërmeti dhe cunami në Japoni», ka deklaruar një zëdhënëse e entit në fjalë.

Veç kësaj, sipas të dhënave nga dogana, Zvicra importon relativisht pak gjëra ushqimore nga Japonia. Megjithatë, Enti i Shëndetësisë është duke ndjekur gjendjen nga afër dhe vazhdon të mbetete në kontakt me BE-në dhe WHO-në (Organizata Botërore e Shëndetësisë).