Uncategorized

Rumania me tri mungesa ndaj Shqipërisë

Përfaqësuesja e Rumanisë do të jetë e hendikepuar pa tre futbollistë ndaj Shqipërisë, dhe ky është një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare

Rumania mori një pikë me mjaft të rëndësishme ndaj Zvicrës për të shpresuar kalimin e grupit, nëse do të fitojë ndaj Shqipërisë. Por, sfida ndaj helvetëve i ka kushtuar shumë kombëtares së drejtuar nga Anghel Iordanescu, shkruan albinfo.ch.

Tre futbollistë pritet të mungojnë ndaj Shqipërisë dhe kjo i përshtatet shumë kombëtare shqiptare që shpreson në kualifikim. “Morëm një pikë ndaj Zvicrës dhe jemi në lojë për kualifikimin. Tashmë gjithçka varet vetëm nga ne. Duhet të fitojmë me çdo kusht ndaj Shqipërisë edhe pse e dimë që nuk do ta kemi të lehtë. Do të bëjmë ndryshime në takimin e fundit në grup, nëse nuk arrimë të rikuperojmë të dëmtuarit. Razvan Rat ka disa probleme muskulore dhe do të jetë shumë e vështirë që ai të jetë gati pas vetëm 3 ditësh. Gjendja e Pintillit është akoma edhe më serioze dhe me shumë gjasa do të mungojë ndaj Shqipërisë. Edhe Stancu ndien lodhje fizike, por ai gjithsesi ai ka më shumë mundësi për t’u riaftësuar në kohë”, u shpreh Iordanescu.

Rumania ka një pikë, derisa Shqipëria asnjë, por nëse triumfojnë kuqezinjtë kanë gjasa të kalojnë tutje.