Shkurt.ch
Ambasadori Malaj ngushëllon ambasadorin e Japonisë në Zvicër
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Naim Malaj, me rastin e fatkeqësisë së madhe që ka goditur Japoninë, i ka drejtuar një letër ngushëllimi z. Ichiro Komatsu, Ambasador i Japonisë në Zvicër.
Në letrën, përmbajtjen e të cilës Ambasada e Kosovës e përcjell përmes një komunikate për medie, z. Malaj shpreh dhembjen që edhe populli i Kosovës e ndan me gjithë njerëzimin, për kohën e rëndë nëpër të cilën po kalon Japonia.
Në letër, veç tjerash thuhet: “Me një tronditje dhe trishtim të madh jemi njoftuar me lajmin e hidhur për shkatërrimin e tmerrshëm nga tërmete dhe cunami që kanë goditur Japoninë duke shkaktuar një numër të madh të viktimave. Në këto rrethana tragjike, në emër të Ambasadës së Kosovës në Zvicër, si dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e jetëve të shumë qytetarëve japonezë, viktima të një katastrofe natyrore. Ju lus gjithashtu që t’ua përcillni ngushëllimet tona më të thella familjeve dhe të afërmve të viktimave”.
Ambasadori kosovar më tutje siguron homologun e tij japonez edhe për gatishmërinë e shtetit të Kosovës që brenda mundësive të ndihmojë miqtë e mëdhenj japonezë.
“Kosova bashkëndjen me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe të të zhdukurve. Të jeni të bindur, Shkëlqesi, se Kosova do të jetë një përkrahëse e fortë e Japonisë dhe është e gatshme për të ndihmuar me mjetet e saj modeste shtetin tuaj për t’i përballuar kësaj tragjedie që ka tronditur gjithë botën”, përfundon letra e ngushëllimit që ambasadori i Republikës së Kosovës, Naim Malaj i ka drejtuar ambasadorit të Japonisë në Zvicër z. Ichiro Komatsu.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun