Lajme
Nis festa e Frankofonisë në Kosovë
Në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë në mënyrë solemne ka filluar festa ndërkombëtare e Frankofonisë në Kosovë.
Nga panelistët, ambasadori francez, ai zviceran dhe shefi i Zyrës diplomatike belge në Prishtinë kjo ngjarje u vlerësua si një mundësi e mirë e bashkimit të kulturave të ndryshme, raporton Kosovapress.
Duke falënderuar të gjitha ata që kanë përkrahur manifestimin ndërkombëtar të Frankofonisë, ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou, ka theksuar se qëllimi kryesor i kësaj feste është vënia e ngjarjeve kulturore në Kosovë.
“Qëllimi kryesor i kësaj Frankofonie është dhënia dhe dhurimi në Kosovë i ngjarjeve kulturore sa më të mira dhe interesante. Në kuadër të këtij organizimi në një atmosferë miqësore dhe të afërsisë, në mënyrë që jo vetëm të jetojë frankofonia, por të jetojë edhe Kosova dhe posaçërisht fëmijët e saj”, tha Fituo.
Ai njëherësh ka ftuar edhe mediat që të mbulojnë këtë ngjarje sa më shumë që është e mundshme dhe ka ftuar të gjithë të interesuarit t’i bashkëngjiten kësaj feste, pasi ka vlera të mëdha.
Pjesë e panelit ishte edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger, i cili tha se vendi i tij gjithmonë ka qenë i interesuar që t’u bashkëngjitet ngjarjeve të Frankofonisë.
“Ambasada dhe Zvicra është e përkushtuar që t’i respektojë parimet e Frankofonisë, vlerat dhe promovimin, sikurse që është gjuha frëngjishte, mirëpo gjithashtu edhe promovimin e demokracisë me promovimin e të drejtave të njeriut dhe diversitetit gjuhësor dhe kulturor. Këto vlera janë esenciale për një shtet sikur Zvicra me vlera të ndryshme kulturore, mirëpo këto vlejnë po ashtu edhe për Kosovën”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar po ashtu se ky diversitet kulturor është një rast që duhet të shfrytëzohet në mënyrë pozitive.
Sa i përket programit zviceran të Frankofonisë bëhet e ditur se më 18 mars do të organizohet një aktivitet me grupin muzikor “Qaka” dhe do të jetë një performancë e solistëve zviceranë-kosovarë.
Ndërkaq shefi i Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Alain Van Gucht, tha se programi i Frankofonisë do të mundësojë që në Kosovë të përforcohet prezenca e kulturës franceze dhe të do përforcojë shprehjen e saj.
“Kjo do të promovojë dialogun në mes të kulturave të ndryshme, një gjë që më duket po aq e rëndësishme dhe më duket që nuk është e kotë që fjala diversitet është përdorur kaq shumë në të tria fjalimet, dhe mendoj që Belgjika është në pozitë të mirë të thotë dhe të flasë në lidhje me këtë diversitet kulturor, edhe pse ky dialog nuk është gjithmonë i lehtë”, ka thënë ai.
Manifestim i Frankofonisë festohet çdo vit nga frankofonët në pesë kontinente të botës. Ndryshe, festa apo manifestimi i Frankofonisë do të zgjasë nga 14 deri më 27 mars dhe përgjatë këtyre ditëve do të ketë shfaqje teatrale, shfaqje të filmave të ndryshëm, koncerte me performancë të artistëve ndërkombëtarë dhe vendës dhe gjithashtu do të dilet me konferenca për media. Ky aktivitet kulturor do të zhvillohet në disa qendra të Kosovës, pastaj do të ketë aktivitete edhe në Bibliotekën Kombëtare, në ambiente të UP-së, si dhe në pjesën veriore të Mitrovicës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra