E-Diaspora
Prodhuesit kosovarë ekspozojnë në Panairin e Uniformave në Bernë
Tre prodhues kosovarë të rrobave të punës do t’i ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Kombëtar për Promovimin e Sigurisë në Punë, Mbrojtjes së Shëndetit dhe Shëndetit në Vendin e Punës në Bernë, Zvicër, raporton albinfo.ch.
Ky panair që do të mbahet nga 22 deri 24 qershor në Bernë është ngjarje dyvjeçare që u dedikohet rrobave për shëndetin, sigurinë dhe sigurimin e punëtorëve, përfshirë rrobat e punës dhe rrobat mbrojtëse.
“Ekspozimi në panair ua jep kompanive kosovare një shans për të përfituar njohuri për trendet e produkteve dhe tregut dhe për të lidhur kontakte me blerësit dhe agjentët për të ardhmen”, thotë Agron Morina, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve, përcjell albinfo.ch.
Kompanitë ekspozuese janë “Arta Tex”, “Puntex”, dhe “Fashion Network”, që të gjitha specializojnë në
prodhimin e uniformave dhe rrobave të punës për sektorë të ndryshëm.
Ky aktivitet mbështetet nga EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë dhe kompanitë ekspozuese.
Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (SHKMV) u themelua në vitin 2015.
Qëllimi kryesor i SHKMV-së është të promovojë rrjetëzimin midis bizneseve vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e veshmbathjeve dhe promovon industrinë kosovare të veshmbathjeve në vend dhe ndërkombëtarisht, me synimin që të rrisë eksportin, thuhet në njoftim.
Më shumë për panairin:
http://www.arbeits-sicherheit-schweiz.ch/content/index_ger.html
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Qershor 2016
- Ora09:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit24 Qershor 2016 - 19:00
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE Sindikatat në Zvicër po ankohen për mungesën e qartësisë rreth marrëveshjes së re kornizë të propozuar...
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit