Shkurt.ch

Nuk ka zviceranë në mesin e viktimave në Japoni

Asnjë nga qytetarët zviceranë që jetojnë në Japoni, nuk është në mesin e viktimave të regjistruara të cunamit dhe tërmeteve që ndodhën në këtë shtet. Sipas Ambasadës Zvicerane në Tokio, ajo ka marrë kontakt  me rreth 100 zviceranë që jetojnë në zonën ku ka ndodhur katastrofa dhe nga këto kontakte nuk është konfirmuar që ndonjë zviceran të jetë në mesin e viktimave.

Në gjithë Japoninë jetojnë 1890 shtetas të Zvicrës. Ambasada Zvicerane ka mundur të vendosë kontakte me rreth 1500 prej tyre, njofton drs.ch. Sipas Ministrisë Zvicerane të Punëve të Jashtme vendosja e kontakteve paraqitet e vështirë për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës dhe ndërprerjes së lidhjeve telefonike.

Pas fatkeqësisë që ka ndodhur, një numër i panjohur zviceranësh kanë braktisur Japoninë .