Shkurt.ch

“Shqiptarët janë të dhunshëm”

Në Valais filloi Java e dytë kundër racizmit, e cila do të zhvillohet deri më datën 21 mars 2011.

“Shqiptarët janë të dhunshëm”, “Banorët e Valais janë alkoolikë”, “Italianët janë ngacmues femrash” etj.,  janë stereotipet dhe paragjykimet e përzgjedhura në këtë manifestim për të nxitur biseda rreth çështjes së kategorizimit të bazuar në pamje apo në identitetin kulturor ose shoqëror në Zvicër. Këto mendime të këtij lloji krijojnë një klimë të parehatshme.

Prandaj, aksione të tilla bëjnë që të bëhemi të vetëdijshëm për paragjykimet tona, sidomos kur këto mendime të gatshme artikulohen nëpërmjet një loje ku pjesëmarrësit mund të fitojnë një iPad.

Kjo javë është koordinuar nga kantoni i Valais-it dhe nga qytetet Sierre, Sion, Matigny, Monthey etj.

Për më shumë vizito faqen: www.semainecontreleracisme.ch