Sport
Shumë kërkesa nga Zvicra për bluza Kuq e Zi
Fanella shqiptare tepër e kërkuar, 100,000 të shitura tashmë
TIRANË – Për herë të parë në historinë e sportit, Shqipëria do të jetë një nga 24 protagonistët që do të luajë në Kampionatin Europian të Futbollit 2016 në Francë nga 10 qershori deri më 10 korrik. Një interes shumë i madh ekziston tashmë në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare rreth Shqipërisë të cilën deri diku e kanë cilësuar si
“Hirushja” e këtij Kampionati.
Por pjesë e këtij interesi është padyshim edhe uniforma e kombëtares shqiptare. Fanella e re e personalizuar e Kombëtares, e cila u prezantua në fund të janarit të 2016, është e kuqe, me shqiponjën e dizajnuar në të ndërsa mbathjet janë në ngjyrë të zezë duke integruar dy ngjyrat e flamurit kombëtar. Uniforma e re, i cili quhet ‘Triumf’, është produkt i teknologjie të lartë dhe mbi të gjitha e personalizuar, ku në qendër të vëmendjes do të jenë simbolet shqiptare. Mos harrojmë! Në jakën e brendshme të fanellës shkruhet fraza e famshme e Naim Frashërit: ‘Ti Shqipëri më jep nder’ për ti shtuar edhe më tej dozat e frymëzimit çdo lojtari që do ta veshë.
Ndonëse nuk mund të thuhet se Shqipëria ka një industri biznesi të mirëfilltë, ajo që po shihet është se biznesi kuq e zi i autorizuar që është ai zyrtari me logon e kombëtares po fiton terren gjithnjë e më shumë. Ky është produkti kryesor i Federatës Shqiptare të Futbollit. “Në gjithë këto vitet e fundit, ne kemi pasur një ambicie për të realizuar dicka të vecantë. Këtë vit sidomos me kualifikimin e Shqipërinë në Kampionatin Europian, u rrit interesi edhe i kompanive që prodhojnë artikuj sportivë, kryesisht veshje sportive,” thotë Gazmend Malo, Drejtor i Marketingut në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Midis këtyre kompanive u përzgjodh “Macron” me qendër në Bolonjë, Itali dhe aktive në të gjithë Europë. Bashkëpunimi me “Macron” do të zgjasë deri në 2021 dhe marrëveshja e arritur mes dy palëve kushton 6 milion euro.
Pra Shqipëria po shkon në Kampionatin Europian dhe atje të gjithë Shqipëtarët duan të paraqitemi në mënyrën më dinjitoze të mundshme duke mbartur me vete sa më shumë simbole shqiptare. “Nga ky aspekt, ky ka qënë një superbiznes. Macron është shumë e kënaqur sepse në kaq pak kohë, nga marsi e këtij, janë shitur plot 100 mijë bluza (të shitura dhe të rezervuara) në vend dhe jashtë vendit,” zbulon Malo, duke e konsideruar këtë një shifër shumë të mirë. Ndërsa pret që ky numër të shkojë në 150 mijë deri në fillimin e kampionatit.
Sipas tij, aktualisht Federata po punon për hapjen e një dyqani zyrtar i cili pritet të hapet në fillim të qershorit. “Ne po punojmë paralelisht me Prishtina Arena dhe Tirana arena ku ne do të shesim produktet tona të autorizuara. Këto janë dy organizime të mëdha që I bëjnë bashkitë e Prishtinës dhe Tiranës në prag të Kampionatit Europian të Futbollit,” shpjegon Malo. Evente të tilla, thotë ai, e shtrin bashkëpunimin tonë edhe në rajon e më gjërë.
Përpos kësaj tabloje, ekziston problemi i imitimeve apo kopjime të bluzës zyrtare dhe FSHF po bashkëpunon aktualisht me forcat e rendit. Nga ana tjetër, ka shumë kërkesa edhe për produkte kuq e zi pa logon e Federatës. Nëse një fanellë origjinale mund të shkojë 69 ose 79 euro, në treg të zi e gjen edhe 20-25 euro.
Shumë kërkesa nga Zvicra për bluza
Shqipëtarët në Zvicër janë një komunitet shumë i madh. Shumë i rëndësishëm, dhe shumë i lidhur me traditat, e zakonet. Lidhja e tyre me flamurin është e fortë. “Unë besoj se të gjithë shqipëtarët që jetojnë në Zvicër janë tashmë zvicerianë nga ana ligjore, pra e dokumentacionit por edhe nga ana e integrimit të tyre në shoqëri. Por janë edhe një komunitet me tipare të forta nga vendi i origjinës. Ne kemi pasur gjithnjë shumë kërkesa nga regjionet e Zvicrës por edhe nga pjesa nordike e Europës. Këto janë zona ku ‘tregu kuq e zi’ është shumë aktiv. Macron ka shitur shumë bluza atje,” thotë Malo.
Me anë të website zyrtar të FSHF-së ‘e-commerce’, janë monitoruar shiblerjet. “Ka rezultuar se Zvicra dhe Gjermania janë dy nga qendrat më të mëdha të Shqipëtarëve për jetën e tyre aktive që bëjnë.”
G. Malo, mendon se Shqipëria i ka të gjitha ingredientët për të qënë në qendër të vëmendjes kësaj here. “Interesi dhe kuzioziteti për Shqipërinë është shumë i madh sepse së pari vendi ynë është në grup me Francën. Së dyti, ne do të luajmë me Zvicrën dhe kjo do të jetë një Derby sepse sic e thamë aty do të ketë shumë lojtarë me origjinë shqiptare.” Ka shumë faktorë apo ingredientë që e bëjnë Shqipërinë shumë interesantë në të gjitha etapat, pra edhe stimulojnë biznesin me shqiponja.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha