Gjuha
Konkursi i diturisë 2016, një veprimtari e shkëlqyer arsimore dhe kombëtare
Të dielën më 12 qershor, u zhvillua Konkursi i diturisë 2016, një veprimtari e shkëlqyer arsimore kombëtare u përfshinë nxënës të Shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër.
Sapo ndodhesh në qendrën e fshatit e të komunës Zuchwil të Soloturnit, mjedisi i gjelbëruar të ka përfshirë në hijeshinë e tij. Mes këtij dekori gjelbëruar natyror të bije menjëherë në sy ndërtesa trekatëshe e shkollës publike zvicerane Unterfeld Lerchenweg 24, në palestrën e së cilës sot janë mbledhur prindër e nxënës, mësues, miq dhe të ftuar që kishin ardhur për të marrë pjesë në garën e diturisë gjithëpërfshirës edukative e mësimore.
Konkursi i diturisë i organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër dhe mbështetur financiarisht nga Ministria e Diasporës – Republika e Kosovës, ishte mjaft emocionues, ndjenja e freskët dhe çiltërsia e fëmijëve dhe e të rinjve të kësaj shkolle, gërshetoheshin këndshëm me atdhedashurinë e materialeve të përgatitura nga nxënësit, po edhe me krejt mjedisin nga niveli i lartë i udhëheqjes.
Një pranverë e vërtetë ngjyrash, dritash, buzëqeshjesh e motivesh, me një shkëlqim diellor, ku zotëron zëri i gjuhës amtare – shqipe, kulturës sonë të lashtë, këngë me vargje rilindëse kushtuar abc-së. Ideator i konkursit të diturisë me temë gjuha, historia dhe kultura e atdheut është Mr Nuhi Gashi, përgjegjës për mësimin plotësues pranë Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.
Në ketë ditë festive të pranishmëve u erdhi një urim nga Ministria i Diasporës z. Valon Muratit Ministër i gjithë shqiptarëve jashtë atdheut, urimin e përcolli zëdhënësja znj Flaka Braha.
Në hyrje të shkollës mirëseardhjen na e uron mësuesi veteran Abas Fejzullahu, njëherësh Kordinator i Këshilli Kantonal të shkollës sonë në Soloturn, ka dhënë ndihmesë të veçantë, me organizim të përsosur. Ndihet dora e fuqishme e administratorit z. Lulzim Hasit i cili ka udhëhequr punën teknologjike të kësaj veprimtarie të bukur dhe interesante.
Ceremonia u hap në orën 11.00. Moment emocional. Mësuesi Nexhat Maloku, Kryetari i LAPSH-it, u foli të pranishmëve, për krenarinë e mësuesve, të prindërve e të nxënësve që ecin në gjurmët e paraardhësve të tyre që me punën e tyre kudo vazhdojnë të ruajnë e të përcjellin tek fëmijët dhe tek brezi i ri, gjuhën shqipe, kulturën, traditat e popullit shqiptarë.
Më pas në monitor shfaqet një dokumentar i përgatitur nga udhëheqësi i konkursit z. Nuhi Gashi. Dokumentari shoqërohet nga sekuenca filmike për historinë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Pastaj në skenë del nxënësi, këngëtar i talentuar Albion Regjaj me këngën Gjuha shqipe. Kënga shoqërohet me duartrokitje nga të pranishmit. Të pranishmit pas këtyre emocioneve ndjekin konkursin. Ekipet garuese janë vendosur përballë njëra tjetrës. Emocionet nuk kanë të sosur. Në qendër ndodhet juria e përbërë nga 2 mësues të mësimit plotësues dhe një prind. Në konkurs garojnë gjashtë Shkolla të mësimit plotësues të kantoneve: Jura, Glarusi, Gjeneva, Zyrihu, ST. Galen dhe Thurgau. Stafi i mësuesve mjaft të përkushtuar përbëhet nga: Nexhat Maloku, Vaxhid Sejdiu, Lumnije Emini, Hyrije Kurteshi, Naser Ulaj, Lulzim Hasi, Afërdita Veliu, Elfete Hasi, Sebahate Krasniqi, Afërdita Maliqi, Hanife Alili, Arbëresha Ibrahimi, Nexhmije Mehmetaj.
Me shpirt të madh gare u zhvillua konkursi me nxënës të të dy niveleve të shkollës me mësim plotësues të gjuhës shqipe. Në pjesën e parë u zhvillua konkursi me nxënës të nivelit të dytë: Erona Ramabaja, Eliesa Xhakaj, Jonida Maliqi, Rinesa Rexha, Jona Sukaj, Rita Berisha, Agnesa Kurteshi, Albina Iseni, Erleta Iseni, Erlind Iseni, Zehra Neziri, Eno Shimi, Anesa Jahja, Gentijana Limani, Ilir Hasani, Endrit Sadiku, Arjana Gajtani.
Në pjesën e dytë u zhvillua konkursi me nxënës të nivelit të tretë: Altina Mahmuti, Arta Thaçi, Doruntina Osdautaj, Erisa Rashiti, Olsa Baftiu, Fatime Bunjaku, Adelina Bislimi, Qazim Neziri, Fatlinda Fazliu, Loreta Ibishi dhe Suela Shimi.
Për të pranishmit u organizua një koktej me pije dhe ushqime.
Konkursi përfundoi me zgjedhjen e ekipit fitues. Në konkursin, niveli II (klasa 4-6) vendi i parë, me pikë të barabarta mbeten shkollat: Glarues, Gjenevë, Thurgau, Cyrih, St. Galeni. Vendi dytë Jura.
Cikli III (klasa 7-9 ) ekipi fitues ishte nga shkolla shqipe Kantoni Jura, përkatësisht nxënëset: Doruntina Osdautaj, Altina Mahmuti dhe Arta Thaçi. Vendi dytë Glarusi dhe vendi tretë Zyrihu.
Sipas numërimit programor teknologjik bashkimi i pikave të dy niveleve dolën këto rezultate përfundimtare, vlerësuan si më të mirët nxënësit e shkollave Jura dhe Glaruesi: vendi i parë me pikë të njëjta 105 pikë. Vendi i dytë Cyrihu me 100 pikë dhe vendi tretë Thurgau më 98 pikë.
Në fund pjesëmarrësit e shumtë bënin foto me njëri tjetrin, takoheshin me emocion dhe dashuri duke u larguar me mbresa nga më të mirat për ketë aktivitet madhështor në nderim të gjuhës dhe kulturës sonë.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme