Kultura
Edita: Do të kthehem në Bernë
Shqiptarja Edita Abdiu (26), e cila kohë më parë fitoi shoun e mirënjohur gjerman “X-Factor”, ka pushtuar zemrat e shumë gjermanëve dhe zviceranëve, por edhe të shqiptarëve. Ajo është e lindur në Bernë të Zvicrës, ndërsa jeton në Keln të Gjermanisë. Në një intervistë si mysafire e televizionit gjerman “Vox”, ajo kishte demaskuar para opinionit gjerman politikën asimiluese maqedonase duke rrëfyer se si nga mbiemri Shahini, është krijuar një mbiemër i shpifur: “Mbiemri im është disi i shpikur.
Kur familja ime ka dashur të shpërngulet nga Maqedonia për në Zvicër, autoritetet maqedonase kishin krijuar një rrëmujë të vërtetë me mbiemrin tim. Ata na emërtuan me emrin e gjyshit tonë Abdi dhe thjesht, e kishin shtuar ‘ski-në’. Të parët tanë janë quajtur Shahini. Por, mua më quani thjesht Edita”, kishte deklaruar shqiptarja me një buzëqeshje. Tashmë Edita është një yll i vërtetë, por e brengosë fakti se nuk është në qytetin e saj të lindjes në Bernë.
Edita merr frymë thellë dhe mbyllë sytë, për një çast të shkurtër sikur dëshiron të harrojë gjithçka që i ka ndodhur. “Mallëngjehem shumë për Zvicrën, menjëherë e ndjejë aromën e saj. Ajri këtu është i freskët dhe i këndshëm”, rrëfen Edita me një buzëeshje për “Blick”. Para dy vitesh ajo kishte shkuar nga Berna për në Keln të Gjermanisë, për të krijuar një karrierë muzikore. Më 9 nëntor, ajo ia arriti qëllimit të saj, duke fituar shoun e njohur “X-Factor”.
“X Factor”, është një shou televiziv i cili rrjedhë nga Britania e Madhe. Ky shou karakterizohet me konkurrencë në të kënduar, gjersa sot ai organizohet në shumë vende të botës. Pas suksesit të saj në te, asgjë më nuk ishte si më parë, ajo shkoi në Tenerife të Spanjës për një videoincizim dhe këndoi në duet me super yllin latin Ricky Martin (39). Disketën e saj të re, ajo e ka regjistruar me producentin e suksesshëm Jörgen Elofsson (48, që ishte edhe producent i Britney Spears).
“Është fantastike se çka mund të përjetoj aktualisht. Edhe pse eci me kapelë duke mbuluar fytyrën, të gjithë më njohin dhe më flasin”, rrëfen Edita më tej, duke theksuar se nga tifozët e saj merr postë me thes. Njohja e saj nga të tjerët i krijon kënaqësi yllit shqiptar nw Gjermani, por ndoshta së shpejti edhe në Zvicër. Disketa e saj “One” do të dalë në dritë më 18 mars dhe ajo është shumë krenare për këtë. Vetëm diçka i mungon asaj për një fat të përsosur: Pak më tepër kohë për të vizituar vendlindjen e saj.
Për herë të parë gjatë këtij viti, ajo të enjten e kaluar e kishte vizituar Bernën, duke bërë një foto para kullës së orës “Zytglogge”, ku e kishte kaluar shpeshëherë kohën e saj të lirë. “Më mungon shumë Berna. Unë jam dhe do të jem qytetare e Bernës. Herëdo-kurëdo unë do të kthehem në Bümpliz (lagje e Bernës)”, ka përfunduar Edita, për dëshirën e saj që të kthehet në qytetin ku jetojnë vëllai dhe nëna e saj.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?