Feja
Më 18 qershor në Pfaffenhofen të Gjermanisë përurohet shtatorja e Nënë Terezës
Qytetarëve të Pfaffenhofenit nga 18 qershori 2016 do t’iu shtohet figura e shkrirë në bronz e të lumes Nënës Terezë. Ky manifestim kulturor është bërë me organizimin e Shoqatës Kulturore Shqiptare ‘Sali Çekaj’ në Pfaffenhofen dhe Misionit Katolik Shqiptar në Gjermani.
“Ne, brezat që vijmë, do të krenohemi më veprën jetësore, dimensionin jetësor dhe humanitar të Nënës Terezë”, thuhet në ftesën e dërguar për media, përcjell albinfo.ch. Zbulimi i shtatores së Nënë Terezës do të bëhet në orën 17.30, ku më pas do të vazhdohet me “Mbrëmjen shqiptare” në qendër të qytetit, ku para të pranishmëve do të këndojnë Eda Zari, Meda, Astrit Mulaj dhe Kolë Oroshi. Po ashtu, grupe valltarësh nga shoqata të ndryshme do të shfaqen me disa pika vallëzimi, ndërkohë e ftuar speciale është Shoqata Kulturore “17 shkurti” nga Badeini i Austrisë, e cila do të prezantohet me një program të larmishëm të valleve shqiptare.
Në ftesë thuhet gjithashtu se mysafirë do të jenë edhe prijësit fetarë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Qershor 2016
- Ora10:00
- LokacioniPfaffenhofen të Gjermanisë
- Data e përfundimit18 Qershor 2016 - 17:30
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha