Shkurt.ch

Xhemajli do të luajë për Zvicrën kundër Bullgarisë

Përfaqësuesja e Zvicrës ka ftuar mesfushorin shqiptar Blerim Xhemajli në ndeshjen eliminatore kundër Bullgarisë.

 

Kjo u bë e ditur në sajtin zyrtar të skuadrës së Xhemajlit, Parma. Ndeshja Bullgari – Zvicër zhvillohet më 26 mars në Sofje. Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ende nuk publikuar listën me emrat e futbollistëve të ftuar.

 

Xhemajli 24-vjeçar deri më tani për Zvicrën ka luajtur 11 herë.

 

Ai luajti në ndeshjen e fundit, që Zvicra e zhvilloi kundër Maltës. Për ndeshjen kundër Bullgarisë pritet të ftohen edhe Valon Behrami e Xherdan Shaqiri