Shkurt.ch

Edhe në Gjenevë, të huajt mund të votojnë

Qyteti i Gjenevës do të rizgjedhë parlamentin e tij (këshillin bashkiak) dhe qeverinë (këshillin administrativ) më 13 mars dhe 17 prill 2011.

Që nga viti 2005, banorët e huaj që jetojnë në qytetin e Gjenevës kanë të drejtë të votojnë në nivel komunal. Kjo e drejtë është fituar, në sajë të iniciativës popullore “Këtu jetoj, këtu votoj”. Si rrjedhim, ju më në fund mund të merrni pjesë aktivisht të jetën politike të komunës tuaj.

Disa nga ju do të votojnë ndoshta për herë të parë, për këtë arsye ju mund të konsulltoni një video të shkurtër për t’ju shpjeguar se si të kryeni me sukses të plotë këtë akt qytetar!

http://www.dailymotion.com/video/xh9ts9_alfonso_news