Fun

Toyota, brendi më i vlefshëm i automobilave

Prodhuesi japanez  i makinave Toyota është marka më e vlefshme botërore e automobilave. Kështu tregon studimi i “Millward Brown”, e cila është e bazuar në intervistat me perceptimin e markave dhe analizat financiare, përcjell albinfo.ch.

Sipas hulumtimit të lartpërmendur, vlera e markës Toyota u rrit vitin e kaluar me 2 për qind në 29.5 miliardë, ndërsa vlera e markës VW ra në 9.3 miliardë dollarë.

VW ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj gjatë vitit 2015, pas skandalit  me emetimin e gazrave.
Përndryshe, kjo listë nuk ndryshon renditjen e lartë të shtatë markave të automobilave, Kështu, pas Toyota vjen BMW, Mercedes-Benz, Honda, Ford, Nissan dhe Audi. Kështu VW ka rënë prej dhjetë markave më të larta të automobilave. Në vendin e tetë është Land Rover, pastaj vijnë Porsche dhe Tesla.

Vlera totale e dhjetë markave kryesore të automobilave të vitit të kaluar ka rënë 3 për qind, në rreth 140 miliardë dollarë.

Për ndryshe, Toyota në këtë listë të markave më të shtrenjta globale është në vendin e 28-të.