Shkurt.ch
SD provokon duke përdoron fjalën “Neger”
Prokuroria është duke shqyrtuar në radhët e veta nëse me këtë rast ka shkelje të ligjit kundër racizmit
Partia e vogël e ekstremit të djathtë “Demokratët e Zvicrës” (SD) ka shpërndarë të martën fletëpalosje në 140 mijë adresa të Cyrihut.
Në këto fletëpalosje ajo ka prezantuar një fjalëkryq, plotësimi i të cilit nxjerr, veç tjerash edhe emërtimin “neger” për zezakët.
Një emërtim i tillë për njerëzit me lëkurë me ngjyrë të mbyllët konsiderohet se është vepër e dënueshme, si shkelje që për baze ka racizmin.
Për këtë arsye autoritetet juridike kanë shprehur interesim për interpretimin e një veprimi të tillë. Por deri më tash ata nuk kanë marrë ndonjë procedurë ndjekjeje.
Sipas zëdhënëse së prokurorisë së lartë të kantonit të Cyrih, Corine Bouvard, prokuroria në fjalë është duke shqyrtuar në radhët e veta nëse me këtë rast ka shkelje të ligjit kundër racizmit . Një shqyrtim të tillë ka kërkuar më parë Komisioni Federal kundër racizmit.
Ndërkaq, në radhët e SD-së, nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje. Udhëheqësi i fushatës parazgjedhore të kësaj partie Patric Blöchinger, ka thënë se “ne kemi bërë shqyrtimin juridik të përmbajtjes së fletëpalosjeve që para zgjedhjeve dhe në to nuk ka asgjë të ndaluar”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun