Shkurt.ch

Sindikatat kërkojnë barazi për gratë

Federata Zvicerane e Sindikatave në ditën e djeshme, të gruas ka kërkuar barazi të të ardhurave të grave për punën e njëjtë që kryejnë me burrat. Ajo ka kërkuar po ashtu ngritjen e pagave minimale dhe ofrimin e vendeve të mjaftueshme në  çerdhe për fëmijët e grave të punësuara.

Për të përforcuar më shumë kërkesat e saj, sindikata ka planifikuar që në ditën e grevës së gruas, më 14 qershor të realizojnë aksione në formë grevash dhe të tjera në këtë drejtim.