Shkurt.ch

Ndalimi i CO2 do të shkaktonte rritjen e çmimeve të benzinës

Dhoma e kantoneve e Parlamentit të Zvicrës përmes votimit të mbajtur dje ka vendosur që të udhëzojë Qeverinë federale për të futur në veprim urdhëresën për reduktimin prej 20 për qind të emetimit të gazrave.

Sipas një llogarie të bërë nga administrata federale ky endnim do të rriste çmimin e benzinës për rreth 30 rapë litrin. Dhoma e kantoneve ka për synim që deri në vitin 2020 të zbresë emetimin e gazrave  deri në shkallën 20 për qind.

Ndërkaq, një iniciativë popullore e lëvizjeve ambientaliste “Pë një klimë të shëndoshë” kërkon reduktimin CO2 për 30 për qind.

Vendimi në dhomën e ulët (të kantoneve) të Parlamentit Zviceran kishte rënë me rezultatin 21.16. Partitë e djathta kishin tërhequr vërejtjen kundër këtij ndalimi, duke bërë me dije se ai shkakton rritjen e çmimit të litrit të benzinës për plotë 28 rapë.

Ndërkaq dhoma e ulët nuk ka pranuar ndalimin e emetimit të CO2 për gazin për ngrohje.