Lajme
Beglinger: Zvicra, model i bashkëjetesës multi-etnike
Sistemi i funksionimit të shtetit zviceran dallon pothuajse nga të gjitha shtetet e tjera të Evropës si në sistemin federal, në përdorimin e gjuhëve, përdorimin e fesë dhe në integrimin e popujve të tjerë, ka thënë në Prishtinë, ambasadori zviceran në Kosovë, Lukas Beglinger, raporton Kosovapress .
Ai këtë e ka bërë të ditur në një ligjeratë për studentët e Kosovës në kuadër të Institutit për Studime Politike dhe Evropiane, gjatë një konference me titull “Zvicra si model i bashkëjetesës multi-etnike”.
Duke hyrë në historinë e themelimit të Zvicrës, ambasadori Beglinger përmendi faktin se kur është krijuar ky shtet në shekullin e XIX si një konfederatë, ka qenë një koncept shumë përjashtues, sepse nacionalizmi në shekullin XIX ka mbizotëruar në krejt Evropën me pasojat negative të cilat tani dihen.
Ai tha se koncepti zviceran edhe sot në shumë vende është përjashtues, porse Zvicra si një komb i vullnetit, tani mund të merret si model nga shtetet e tjera si mundësi e mirë për të pasur përparim të gjithëmbarshëm, sidomos si shembull i bashkëjetesës multi-entike.
“Zvicra ekziston sepse dëshiron të ekzistojë. Eshtë model për shtetet e tjera, një model që të kopjohet dhe kjo mbetet që të shihet. Ju them se Zvicra është shembulli i bashkëjetesës multie-tnike. Nuk jam i sigurt, por besoj se shumica e të gjitha shteteve në mbarë botën janë multi-etnike apo multikulturore, por sistemet politike nuk janë gjithmonë ideale për të menaxhuar këtë situatë. Për këtë arsye situata apo rasti i Zvicrës është mjaft interesant”, ka thënë ai.
Ambasadori Lukas Beglinger duke përmendur aspekte të ndryshme të funksionimit të shtetit zviceran që nga viti 1848, tha se në fillim Zvicra ka pasur një qeveri të dobët që kishte mbikëqyrje vetëm në dogana dhe ushtria ka qenë e ndarë në kantone.
Por ai tha se tani Zvicra ka federalizmin me rregulla strikte dhe të gjitha autoritetet janë të rezervuara për kantonet, përveç nëse ato në mënyrë eksplicite ju kanë dhënë qeverisë qendrore që është një sistem mjaft i ngjashëm me SHBA-në.
Beglinger tha se kantonet në Zvicër mbajnë ende autoritetet në polici në drejtësi dhe arsim, që është kruciale në këtë sistem, sepse ata mbajnë edhe autoritetin e financimit dhe të tatimeve. Ai sqaroi se në Zvicër kantonet financojnë nivelin qendror dhe jo siç ndodh në shtetet e tjera anasjelltas.
“Ju në Zvicër i paguani një pjesë të madhe të tatimeve komunës dhe kantonit dhe jo qeverisë qendrore. Nuk është anasjelltas që qeveria qendrore t’i shpërndajë komunave, por qeveria mund t’i marrë tatimet nga kantonet. Ky është një dallim shumë i madh me shtetet e tjera të centralizuara”, ka thënë ai, në Prishtinë.
Për më tepër, ambasadori zviceran ka përmendur edhe faktin se Zvicra ka integruar edhe shumë të huajt edhe pse në shumicën e vendeve ata nuk kanë të drejtën e votës.
Ndryshe Zvicra ka 26 kantone, ku 70 për qind flasin gjuhën gjermane, 25 për qind gjuhën frënge dhe 4 për qind gjuhën italiane dhe vetëm 1 për qind gjuhët e tjera.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra