Bota
Të pasurit bëhen më të pasur
Të gjithë milionerët së bashku zotërojnë pothuajse gjysmën e pasurisë së botës. Dhe, pasuria e tyre është në rritje. Është kështu sipas një studimi nga firma konsulente „Boston Consulting Group“, përcjell albinfo.ch.
18.5 milionë familje, ose një për qind e popullsisë së botës kanë rezerva në vlerë të paktën një milion dollarë, ekuivalentin e rreth 970,000 frangave. Së bashku ata kanë në këtë mënyrë 78.8 trilionë. Kjo është 47 për qind e aseteve globale. Në vitin 2013 milionerët llogariten të kenë pasur 45 për qind të aseteve.
Shumica e milionerëve jetojnë në SHBA, tetë milionë milionerë. Pastaj vjen Kina me dy milionë milinerë dhe Japonia (një milion). Zvicra dhe Lihtenshtajni kanë dendësinë më të lartë të milionerëve.
Rritja më e shpejtë e pasurisë vjen në rajonin e Azisë e Paqësorit. Ky rajon i botës pritet të arrijë Evropën Perëndimore, si rajoni i dytë më i pasur i botës.
Vendet më popullore investimi vazhdojnë të jenë Zvicra, Singapori dhe Hong-Kongu.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë