Shkurt.ch
Ademovitët edhe më tej në rrugë
Familja Ademaj vazhdon të preokupojë opinionin zviceran. Në të përditshmen zvicerane “20 Minuten”, thuhet se kjo familje së shpejti do të mund të kthehet përsëri në Bürglen (TG).
Ata në dispozicion tashmë kanë një listë të banesave të lira. “Njëri është në burg, ndërsa katër të tjerë gjenden në rrugë”, ka shkruar Murtez Ademaj në një e-mail të ditës së shtunë.
Familja Ademaj, shtëpia e të cilëve u pastrua me dhunë, pas shumë gjërave të ndodhura, për momentin nuk ka vendbanim të caktuar. “Pasi ata nuk kanë shumë të njohur këtu, bashkëshortja e Ademajt dhe fëmijët për momentin janë duke banuar në Winterthur te të afërmit e tyre. Murtez Ademaj edhe më tej gjendet në klinikën psikiatrike në Münsterlingen. Se sa gjatë do të qëndrojë atje, për këtë vendosin mjekët. Inventari i familjes, sipas qiradhënësit të shtëpisë, është hedhur në mbeturina.
Në qytezën e Bürglen-it momentalisht është kthyer qetësia. Por, kjo së shpejti mund të jetë një e kaluar, pasi sipas një të afërmi të familjes, Ademovitët mund të kthehen përsëri. “Ata me çdo kusht dëshirojnë të banojnë në Bürglen”, ka thënë personi në fjalë.
Se kur dhe nëse do të kthehet familja Ademaj, mbetet çështje e hapur. “Pasi ata u larguan nga banesa, ne u ofruam një listë të banesave të lira në Bürglen dhe rajon. Por, në kërkim të banesës, ne nuk do të ndihmojmë”, ka deklaruar kryetari i komunës, Armin Eugster.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun